Përmbajtja
Përmbajtja
1
2
2.1
Montimi. . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . 41
3
4
5
40
1
Informacione të sigurisë
Kjo pajisje është e destinuar vetëm për përdorim
shtëpiak në amvisëri.
Lexoni me kujdes këtë udhëzim për montim dhe
veproni sipas instruksioneve! Udhëzimin ruani për
përdorim të mëvonshëm. Këto udhëzime duhet t'iu
dorëzohen pronarit të ri bashkë me pajisjen.
• Vetëm eksperti i kualifikuar mund të bëjë lidhjen
dhe të vë në funksion këtë pajisje.
• Montoni dhe përdorni pajisjen sipas përshkrimit në
tekst dhe ilustrime. Nuk mbajmë përgjegjësi për
dëmet të cilat janë shkaktuar për shkak të
mosrespektimit të këtyre udhëzimeve.
• Duhet të përdoren tubat e dhëna të ujit për lidhjen e
ujit dhe të njëjtat duhet të montohen ashtu siç është
përshkruar në listat plotësuese. Sigurohuni që
valvula e kontrollit të jetë montuar në linjën e
furnizimit me ujë të ftohtë.
• Kjo pajisje është parashikuar për përdorim në
lartësi mbidetare deri në 2.000m.
• Pajisja mund të montohet dhe të ruhet vetëm në
ambiente të mbrojtura nga ngrica (për shkak të ujit
të mbetur në sistem).
PARALAJMËRIM:
Rrezik nga goditja elektrike!
Shkyqni furnizimin elektrik qendror nëse paraqitet
ndonjë gabim.
Shkyqni furnizimin elektrik para hapjes së pajisjes.
Menjëherë shkyqni furnizimin e pajisjes me ujë të
ftohtë posa të vini re ndonjë rrjedhje.
Ky udhëzim për montim iu dedikohet hidroinstaluesve,
montuesve të nxemjeve dhe elektricistëve. Të gjitha
udhëzimet duhet të respektohen. Mosrespektimi i
udhëzimeve mund të shkaktojë dëme materiale dhe
lëndime, duke përfshirë edhe mundësinë e
përfundimit fatal.
▶ Lexoni udhëzimin për montim (burimi i nxehtësisë,
kontrolluesi i ngrohjes, etj.) para montimit (
kapitulli 2).
▶ Respektoni udhëzimet e sigurisë dhe vërejtjet.
▶ Respektoni rregullat nacionale dhe regjionale,
rregullat dhe udhëzimet teknike.
• Gjithashtu duhet të respektohen rregullat ligjore të
shtetit përkatës, si dhe rregullat lokale të furnizuesit
të energjisë elektrike dhe ujit.
• •Ngrohësi i rrjedhjes së pandërprerë është pajisje e
Klasit I dhe patjetër duhet të jetë i lidhur në
tokëzim mbrojtës.
6 720 876 028 (2020/10)